

TIRANË, 28 Tetor 2026 — Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij Ulian Barjami, për t’u përballur me akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj tij.
Carapuli ndodhet nën hetim zyrtar për veprën penale të pastrimit të parave, në kuadër të dosjes hetimore që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas hetimeve të SPAK-ut, dyshohet se kompania e tij "Eurocol" sh.p.k. i ka dhënë Ballukut një vilë luksoze (me numër F6) në kompleksin turistik "White Rocks" në Gjilekë të Dhërmiut, me një vlerë përfitimi të parregullt prej 145 mijë eurosh.
Prokuroria e Posaçme i lidh këto veprime me periudhën kur Balluku ushtronte detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të ndërmarrjes shtetërore "Albcontrol". Hetimet tregojnë se pasuria e paluajtshme dyshohet se është dhënë si shpërblim i paligjshëm në këmbim të favorizimit të shoqërisë "Eurocol" sh.p.k. gjatë procedurave të tenderimit public të zhvilluara nga ky institucion.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






