

TIRANË, 28 Tetor 2026 — Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga avokati i saj Ardian Kalia, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 08:30 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Paraqitja e saj në organin e akuzës u bë për procedurën e komunikimit zyrtar të mbylljes së hetimeve. Me përfundimin e kësaj faze procedurale, dosja hetimore pritet të kalojë së shpejti për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Mbi ish-zyrtaren e lartë rëndojnë pesë akuza për gjithsej 15 vepra penale të konsumuara. Specifikisht, Balluku është marrë e pandehur për "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" e kryer në bashkëpunim në nëntë raste, "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë", "Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave privatë" në dy raste, si dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale" në rrethana cilësuese e më shumë se një herë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






