

Një burrë pësoi fund të dhimbshëm si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi sot herët në mëngjes jashtë qytetit të Tiranës, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, kur shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Policia tha se ka shoqëruar të riun dhe po kryen me të, veprimet procedurale.
Një grup hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






