Transmetuar më 28-10-2026, 09:58

Tiranë – Djali që u plagos në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve pasi u qëllua me armë zjarri.

Elvis Zirka, 22 vjeç, banues në Tiranë, mori plagë serioze nga qitja me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, raporton noa.al.

Mësohet se Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, është i dyshuari i vetëm i policisë, për plagosjen me armë zjarri të 22 vjeçarit Elvis Zirka.

Policia tha zyrtarisht se 22 vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Është e paqartë arsyeja e plagosjes.

Konflikti dyshohet për shkak të një borxhi të pashlyer nga ana e autorit, 28 vjeçarit Zeka.

Sipas raporteve paraprake 22 vjeçari i plagosur ka folur për grupin hetimor, duke pohuar se me Sokolin njihej kohë më parë dhe se i kishte dhënë borxh një shumë parash, por nuk është e qartë se sa ishte vlera apo se për çfarë i ishin dhënë.

Dyshimet janë se përplasjet mes të dyve kanë nisur jashtë Shqipërisë dhe mosmarrëveshja ka vijuar në Tiranë duke precipituar në ngjarjen e sotme.

/noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit