

TIRANË, 28 Tetor 2026 — Dita e mërkurë parashikohet të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, me intervale të gjata me diell dhe temperatura relativisht të buta për periudhën e dytë të vjeshtës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në kryeqytet do të mbizotërojë moti i kthjellët, me temperaturat që pritet të ngjiten deri në 21 gradë Celsius gjatë mesditës, ndërsa mëngjesi ka shënuar vlera më të freskëta. Në zonat bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda, si dhe në ultësirën perëndimore që përfshin Fierin, Lushnjën, Beratin dhe Elbasanin, do të mbizotërojë gjithashtu dielli, me temperatura maksimale që do të luhaten nga 17 deri në 19 gradë Celsius.
Në veri të vendit, Shkodra dhe Lezha do të regjistrojnë temperatura maksimale rreth 17 gradë Celsius, ndërsa Kukësi do të ketë vranësira të pjesshme me temperatura që nuk do të kalojnë 13 gradë Celsius. Moti më i ftohtë pritet të shënohet në juglindje, ku në Korçë dhe Pogradec temperaturat minimale do të zbresin deri në 2 gradë Celsius, me maksimale që arrijnë deri në 13 gradë Celsius, me vlera edhe më të ulëta në viset e larta malore gjatë orëve të natës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






