Transmetuar më 27-10-2026, 23:00

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar ndaj publikimeve në rrjetet sociale lidhur me blerjen e një apartamenti me vlerë 240 mijë euro në Tiranë, vetëm pak kohë pas marrjes së mandatit parlamentar.

Reagimi i Çaushit erdhi pas komentit të një ndjekësi i cili vuri në pikëpyetje burimin e të ardhurave dhe mundësinë e blerjes së një pasurie të tillë brenda një viti si deputete.

Në përgjigjen e saj, deputetja tha se nuk ka blerë një apartament të përfunduar me atë vlerë, por ka bërë prenotimin e një banese në një ndërtesë që ende nuk ka nisur punimet.

Çaushi tha se pagesa do të kryhet plotësisht përmes kësteve dhe një kredie bankare, siç veprojnë mijëra qytetarë shqiptarë, duke i kërkuar kritikëve që të paraqesin fakte përpara se të hedhin akuza në hapësirën publike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit