

LIBRAZHD, 27 Tetor 2026 — Dy restorante tradicionale janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Librazhdit, duke nxitur ndërhyrjen me urgjencë të shërbimeve të emergjencës.
Objektet e përfshira nga flakët ndodhen pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin, çka ka rritur rrezikun për përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll e për të parandaluar djegien e objekteve të tjera përreth.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa autoritetet ende nuk kanë nxjerrë një bilanc përfundimtar të dëmeve materiale apo të shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






