

Sondazhet tregojnë një humbje dërrmuese për koalicionin e Netanyahut dhe një epërsi për bllokun e Eisenkot
TEL AVIV – Sondazhet izraelite tregojnë se blloku i Gadi Eisenkot ka fituar numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet e përgjithshme, por nuk ka arritur shumicën. "Blloku i opozitës i udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka dalë si grupi më i madh", citon noa.al një raport të BBC.
Eisenkot ka deklaruar se nuk ka gjasa ta përfshijë Netanyahun në qeverinë e tij, duke shtuar se ai "mund të kërkojë të formojë një qeveri me minoritetet".
Eisenkot drejton Partinë e sapoformuar Yashar dhe është figura kryesore në "bllokun e ndryshimit", një grup partish opozitare me qëllimin e përbashkët për të rrëzuar Benjamin Netanyahun.
Partitë arabe kanë arritur të marrin 18 vende në parlamentin izraelit, një goditje e fuqishme kjo për autokratin Netanyahu.
Ndërsa Benjamin Netanyahu, një autoritar me pushtet të tezgjatur, raportohet se i ka humbur këto zgjedhje duke bërë kështu që të mbërrijë një epokë e re jo vetëm për Izraelin, por për mbarë Lindjen e Mesme.
Rezultatet zyrtare do të fillojnë të publikohen nga mesnata sipas orës lokale (22:00 GMT), por numërimi mund të zgjasë me ditë, të paktën deri fundjavën e ardhshme.
AP raporton se negociatat midis partive do të vendosin përfundimisht se kush mund të formojë një qeveri. Ekziston dyshimi se Netanyahu mund t’ia dalë sërish të jetë në krye të pushtetit izraelite.
Pasi të konfirmohen rezultatet, Presidenti Isaac Herzog do të konsultohet me partitë për të ftuar udhëheqësin që ai beson se ka shanset më të mira për të formuar një qeveri. Gjasat më të mëdha janë që për këtë të thirret kryeopozitari Eisenkot.
Sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, pjesëmarrja në votime në nivel kombëtar ishte 77.7%.
Kjo përfaqëson një total prej 5,449,277 votuesish që kanë hedhur votat e tyre. Pjesëmarrja ishte 66.3% në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2022.
Loja politike e tërheqjes zvarrë nuk ka fund
Nëse as blloku i kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu dhe as opozita nuk fitojnë shumicën e vendeve, Netanyahu do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm, ndërsa bëhen përpjekje për të formuar një qeveri.
Presidenti Isaac Herzog do të kandidojë kryetarin e partisë që ai mendon se ka shanset më të mira për ta bërë këtë.
Ky është një proces që mund të zgjasë disa muaj. Nëse asnjë kandidat nuk mund të formojë një qeveri të aftë për të fituar besimin e parlamentit, do të shpallen zgjedhje të reja dhe procesi do të përsëritet.
Në teori, kjo do të thotë që Netanyahu mund të vazhdojë si kryeministër i përkohshëm për muaj dhe madje vite, me shumicën e kompetencave të tij.
Kjo ka ndodhur edhe më parë: Vetë Netanyahu mban rekordin për kohëzgjatjen si kryeministër i përkohshëm, për një vit e gjysmë midis dhjetorit 2018 dhe majit 2020.
Në atë periudhë, u mbajtën tre palë zgjedhje pa fitues, derisa Netanyahu më në fund formoi një qeveri uniteti me rivalin e tij kryesor politik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






