

ISTOG, 27 Tetor 2026 — Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.
Viktima është identifikuar si Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq i Skënderajt. Sipas dyshimeve të para, ai u zunë poshtë nga një ashensor gjatë kohës që po kryente punime brenda një ndërtese.
Pas incidentit, i dëmtuari u transportua me urgjencë drejt Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, por mjekët kujdestarë konstatuan se ai kishte mbërritur pa shenja jete.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se autoritetet u njoftuan rreth orës 08:40.
Njësitë kompetente policore dhe inspektorati i punës kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






