

ITALI, 27 Tetor 2026 — Një i ri shqiptar, Rogert Ajdini, vetëm 20 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një aksidenti në vendin e punës në Valtopina të Italisë.
I riu, me banim në Trevi, po merrte pjesë në punimet për asfaltimin e rrugës "Santa Cristina" — një projekt publik i Bashkisë së Valtopinës i besuar një kompanie të specializuar — kur mjeti rul asfaltues që ai po drejtonte u përmbys për shkaqe ende të pasqaruara, duke e zënë poshtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve, shërbimeve të emergjencës, zjarrfikësve dhe helikopterit të shpëtimit, 20-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda. Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të përmbysjes së mjetit të rëndë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, i shprehu ngushëllimet familjes për këtë humbje tragjike. Vdekja e Ajdinit pason një seri aksidentesh fatale në punë në Itali, ku brenda vetëm tri ditësh është shënuar bilanci i zi prej shtatë punëtorësh të vdekur, duke rindezur debatin publik mbi sigurinë në punë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






