Transmetuar më 27-10-2026, 15:55

Kreu i shtetit kinez uron Lula da Silva-n për rizgjedhjen si President i Brazilit

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi Luiz Inácio Lula da Silva për rizgjedhjen e tij si President i Republikës Federative të Brazilit.

Xi vlerëson në mesazh se Presidenti Lula ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Brazil.

"Vitet e fundit, unë dhe Presidenti Lula kemi ruajtur komunikim të ngushtë në forma të ndryshme, si dhe kemi udhëhequr së bashku progresin në ndërtimin e një komuniteti Kinë-Brazil me të ardhme të përbashkët për një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm", thotë Xi dhe vazhdon:

"Dimensioni global, strategjik dhe afatgjatë i marrëdhënieve dypalëshe është bërë gjithnjë e më i dukshëm, ndërsa bashkëpunimi Kinë-Brazil është bërë një shembull solidariteti dhe bashkëpunimi mes vendeve të Jugut Global".

Kreu i shtetit tha se vendi që drejton i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Brazilin dhe është i gatshëm për të punuar së bashku me homologun brazilian për ta çuar në një nivel të ri ndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët, për të zgjeruar perspektivat e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik mes dy vendeve dhe për të përmirësuar vazhdimisht mirëqenien e dy popujve.

Në kuadrin e mesazheve të urimit, këtë e ka bërë sot dhe zëvendëspresidenti i Kinës Han Zheng, i cili i dërgoi gjithashtu një mesazh urimi Geraldo Alckmin për rizgjedhjen e tij si zv/President i Brazilit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit