Transmetuar më 27-10-2026, 14:20

VJENË — Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri kanë zhvilluar një sërë takimesh zyrtare në institucionet më të larta shtetërore në Vjenë, duke kërkuar reagim ndërkombëtar për situatën e protestave studentore në Tiranë.

Delegacioni u takua me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, të cilit i dorëzoi një letër zyrtare shoqëruar nga një dosje prej 146 faqesh me dokumente, video dhe raporte ligjore të përgatitura nga avokatja Dea Nini. Përfaqësuesit e diasporës zhvilluan gjithashtu takime në Parlamentin e Austrisë me deputetë të partive kryesore politike (ÖVP, SPÖ, NEOS dhe Të Gjelbrit), si dhe i dorëzuan letrën zyrtare sekretarit të Presidentit Federal.

Përmes këtij dokumenti, diaspora shqiptare denoncoi përdorimin joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërhyrjet e personave pa shenja dalluese policore, shkeljen e të drejtave të të ndaluarve dhe presionet ndaj familjeve të studentëve, ndërsa paraqiti katër kërkesa kryesore për autoritetet vieneze:

Inicimin e një interpelance parlamentare në Kuvendin e Austrisë mbi dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri.

Reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ndaj autoriteteve shqiptare.

Ngritjen e çështjes së respektimit të të drejtave të njeriut në Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si kusht në negociatat e anëtarësimit.

Dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për monitorimin e pavarur të proceseve gjyqësore ndaj studentëve dhe të miturve të ndaluar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit