

PRISHTINË — Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takimit zyrtar përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë dhe bashkëkombës nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 25 tetorit në Serbi.
Përmes një deklarate zyrtare, Kurti vlerësoi se bashkimi i subjekteve politike shqiptare nën siglën “Koalicioni Shqiptar” solli rezultatin më të lartë zgjedhor për komunitetin shqiptar në Serbi që prej vitit 2000, duke siguruar dy mandate parlamentare dhe 1.233 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020.
“Bashkë, sikurse u dakorduan më 29 shtator, prita sot sërish në Zyrën e Kryeministrit drejtues e përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë e bashkëkombës nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Pazari i Ri, të cilët lanë mënjanë dallimet duke u bërë një në listën ‘Koalicioni Shqiptar’. Përbashkimi solli rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000. Deri tani, plot 1.233 vota më shumë se në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate, citoi Kurti.”
Kreu i qeverisë së Kosovës nëgjyroi se pesha e këtij rezultati tejkalon shifrat politike, duke pasur parasysh kushtet e vështira me të cilat përballen shqiptarët në Serbi.
“Rëndësia e rezultatit shqiptar i kalon numrat, sepse është arritur në rrethana të pasivizimit të adresave, mosnjohjes së diplomave, përjashtimit sistematik nga institucionet publike, diskriminimit ekonomik, emigrimit dhe zbrazjes së vendbanimeve shqiptare. Bashkimi nuk duhet të përfundojë. Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët, nënvioi Kryeministri Kurti.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






