

TIRANË — Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia 12 nga protestuesit e arrestuar gjatë tubimeve dhe protestave studentore të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, trupa gjykuese e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre, por caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme mbajtja e tyre në ambientet e paraburgimit.
Ndërkohë, seanca gjyqësore po vijon për 10 protestues të tjerë të arrestuar gjatë të njëjtave ngjarje, ku pritet marrja e vendimit për vlerësimin e masave të tyre të sigurisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






