Transmetuar më 27-10-2026, 11:56

SHKODËR — Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri e regjistruar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti.

Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e sulmit po pinte kafen e mëngjesit në ambientet e jashtme të tij. I dëmtuari është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili mbante të vendosur një maskë mbrojtëse të ngjashme me ato të periudhës së COVID-19. Autori është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Gjendja e të plagosurit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e motiveve, identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit