

Paketa e re fiskale që ka përgatitur qeveria planifikon të çojë në 6 për qind TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar). Deri sot ne kemi qenë i vetmi vend në rajon dhe Evropë që mban TVSH të njëjtë si çdo produkt tjetër, përfshirë kozmetikën.
Me ndryshimin e ri pritet që Shqipëria, nga vendi me normën më të lartë të TVSH-së për këto produkte, të renditet e dyta në rajon me normën më të ulët.
Por cilat produkte përfshihen në reduktimin e TVSH? Sipas paketës fiskale 2027, ulet në 6 për qind TVSH për miellin, bukën, qumështin dhe nënproduktet e tij, orizin, makaronat, vajin, vezët, mishin, sheqerin, fasulet, thjerrëzat, peshkun, si dhe frutat e perimet e freskëta. Po ashtu përfshihen dhe produktet për bebe.
Aktualisht normën më të ulët të të tvsh për ushqimet e ka Maqedonia e Veriut, vetëm 5 për qind. Ky vend e ka 18 për qind TVSH për produktet e tjera.
Por në vendin fqinjë, legjislacioni parashikon gjithashtu një normë tjetër të reduktuar prej 10%, e cila zbatohet për kategori të veçanta produktesh dhe shërbimesh.
Ndër vendet e tjera, Mali i Zi e ka 7 për qind TVSH për ushqimet dhe 21 për të tjerat.
Kosova e ka 8 për qind për ushqimet dhe 18 për qind për të tjerat.
Serbia e ka TVSH për ushqimet bazë, 10% dhe 20 për qind për të tjerat. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






