

ROMA — Martesa mes mbrojtësit brazilian të Romës, Wesley, dhe bashkëshortes së tij, Amanda Martins, ka përfunduar mes akuzave të rënda për tradhti të përsëritura bashkëshortore.
Përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, Martins ka thyer heshtjen duke treguar detaje nga përfundimi i marrëdhënies së tyre, ku pretendon se futbollisti e ka tradhtuar vazhdimisht, përfshirë edhe periudhën e shtatzënisë së saj. Ajo tregoi se kishte gjetur prova konkrete në celularin e bashkëshortit, me foto e video të cilat i kishte ruajtur vetë.
“Pashë gjithçka me sytë e mi. Kishte foto dhe video të atyre takimeve, të cilat i transferova në telefonin tim. E fala dhe bëra gjithçka për të shpëtuar marrëdhënien tonë, por nuk funksionoi. I dhashë shumë mundësi të thoshte të vërtetën, por ai nuk e pranoi kurrë”, deklaroi Martins.
Modelja braziliane rrëfeu gjithashtu se situata i kishte shkaktuar probleme të rënda me ankthin dhe shëndetin emocional. Mbrojtësi i klubit italian deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me akuzat e ngritura nga ish-partnerja e tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






