Transmetuar më 27-10-2026, 11:10

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri në Shtoj, plagoset në këmbë një person

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit me inicialet T. H.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e plagosjes dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit