

PEJË — Autori i vrasjes së Arlinda Zekajt, shtetasi Albert Sylaj, vazhdon të jetë në arrati dy ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në Vitomiricë të Pejës.
Gjatë kontrolleve dhe bastisjes së kryer në banesën e të dyshuarit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një arsenalisht armësh dhe sendesh të rrezikshme. Mes provave të konfiskuara përfshihen një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë e pajisje armësh, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.
Paralelisht, Prokuroria Themelore e Pejës i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për ish-bashkëshortin e viktimës, Jeton Sylaj. Ai akuzohet për mospërfillje të urdhrit të mbrojtjes të lëshuar nga gjykata, pasi dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike dhe kërcënime ndaj të ndjerës pak përpara ngjarjes tragjike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






