Transmetuar më 27-10-2026, 09:41

LONDRË — Sulmuesi anglez i Bayern München, Harry Kane, është shpallur fitues i çmimit “Topi i Artë” për vitin 2026, duke kurorëzuar sezonin më të mirë të karrierës së tij profesionale gjatë ceremonisë maratonë të zhvilluar në teatrin "London Palladium" në Londër.

Kane pasoi në listën e fituesve francezin Ousmane Dembélé, duke lënë pas në garën kryesore yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappé. Sulmuesi anglez e mbylli sezonin me shifrat e 75 golave në 65 ndeshje me klubin gjerman, ndërsa u bë edhe futbollisti më i shpejtë në histori që arrin kuotën e 100 golave në Bundesligë brenda vetëm 98 paraqitjeve.

“Jam pa fjalë. Të jesh këtu është diçka e veçantë dhe jam shumë krenar. Dua t’i dërgoj një përqafim Vincent Kompany-t dhe të falënderoj të gjithë klubin. Bayern më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar”, u shpreh Kane.

Gjatë fjalës së tij, 33-vjeçari falënderoi gjithashtu ish-trajnerët e tij Antonio Conte dhe José Mourinho për ndikimin në karrierën e tij te Tottenham. Ndërkohë, momenti më emocional i mbrëmjes lidhej me falënderimin për bashkëshorten e tij për mbështetjen e pakushtëzuar gjatë gjithë rrugëtimit sportive.

“Është e pabesueshme ta fitosh këtë çmim. Është edhe më e veçantë ta marrësh në Londër. Ishte sezoni më i mirë i jetës sime, si personalisht, ashtu edhe për ekipin. Ky çmim është edhe për ty. Po, ia dolëm mbanë!”, deklaroi Kane.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit