

FIER — Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Patos, pranë zonës së ish-parkut të automjeteve në Fier, ku një e moshuar është goditur nga një makinë ndërsa ndodhej në këmbë në anë të rrugës.
Automjeti i tipit “Volkswagen Passat” me targa AB 342 GR përfshirë në ngjarje ka ndaluar menjëherë pas përplasjes, ndërsa drejtuesi i mjetit dha ndihmën e parë.
E dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake nga mjekët, e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e rënduar në këtë aks rrugor. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






