Transmetuar më 27-10-2026, 08:33

TIRANË — Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar ditën e sotme një tjetër ftesë publikut dhe protestuesve për t’u ulur në dialog, ndonëse nismat e mëparshme janë refuzuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga drejtuesit e tubimeve.

Në hapësirën përpara godinës së Kryeministrisë është rivendosur sërish "sofra e gurtë", ku janë vendosur simbole e fletëpalosje me thirrjen për bisedime. Zhvillimi vjen pas një rënieje të numrit të pjesëmarrësve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" gjatë ditës së djeshme, ku nuk u shënuan përplasje apo incidente fizike me efektivët e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, kreu i ekzekutivit vijon të insistojë në kalimin e paketës së re ligjore anti-dhunë, e cila parashikon ashpërsimin e masave ndëshkuese jo vetëm për personat që kryejnë veptime të dhunshme, por edhe për pjesëmarrësit që bëhen pjesë e tubimeve ku prishet rendi publik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit