Transmetuar më 27-10-2026, 07:35

TIRANË, 27 Tetor 2026 — Qeveria shqiptare ka propozuar një skedulim të ri 7-vjeçar për rritjen e shkallëzuar të akcizës mbi produktet e duhanit dhe zëvendësuesit e tij, i cili do të shtrihet nga 1 janari 2027 deri më 1 janar 2033.

Në vitin e parë të zbatimit, akciza për cigaret, purot dhe cigarillot do të rritet me 350 lekë për kilogram (ose 4.5%), duke arritur në 8,100 lekë/kg nga 7,750 lekë/kg që është aktualisht. Në fund të kalendarit 7-vjeçar, akciza për këtë kategori do të arrijë në 10,200 lekë/kg, duke shënuar një rritje totale prej 32%.

Përveç rritjes me shifra fikse, nga 1 janari 2030 propozohet futja e një përbërësi të ri proporcional mbi çmimin e shitjes me pakicë për cigaret, i cili do të nisë me 2% në vitin 2030 dhe do të arrijë në 5% në vitin 2033, përveç komponentit specifik prej 9,150 lekësh për 1,000 fije.

Skedulimi i propozuar i akcizës sipas kategorive kryesore: Cigaret, purot dhe cigarillos (lekë/kg ose 1,000 fije):

2027: 8,100 lekë

2028: 8,450 lekë

2029: 8,800 lekë

2030: 9,150 lekë + 2% të çmimit të pakicës (zbatohet për cigaret)

2031: 9,150 lekë + 3% të çmimit të pakicës

2032: 9,150 lekë + 4% të çmimit të pakicës

2033: 9,150 lekë (10,200 lekë/kg për puro/cigarillos) + 5% të çmimit të pakicës

Duhani i vendit (i kultivuar në Shqipëri): Do të rritet nga 5,250 lekë/kg në vitin 2027 deri në 10,200 lekë/kg në vitin 2033.

Produktet me nikotinë lëng (e-cigarettes): Akciza do të rritet nga 24 lekë/ml në vitin 2027 deri në 48 lekë/ml në vitin 2033.

Duhani me ngrohje (Heated Tobacco): Do të taksohet me 9,450 lekë/kg nga 2027, duke arritur në 13,650 lekë/kg deri në vitin 2033.

Duhani për nargjile (Shisha): Do të nisë me 2,213 lekë/kg në vitin 2027 dhe do të arrijë në 2,363 lekë/kg në vitin 2033.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit