

DURRËS, 26 Tetor 2026 — Një 25-vjeçare nga Fife e Skocisë, Ferne King, është gjetur pa shenja jete në një dhomë të marrë me qira përmes platformës Airbnb në Durrës, ku ndodhej për pushime së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.
Trupi i të resë u zbulua nga një punonjëse pastrimi, e cila njoftoi menjëherë forcat e rendit. Nga hetimet paraprake, policia ka përjashtuar mundësinë e një ngjarjeje kriminale, duke dyshuar se 25-vjeçarja ka pësuar një atak kardiak. Vajza e saj 2-vjeçare u gjet pranë shtratit në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas ngjarjes tragjike, familjarët e Ferne King kanë hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe, pasi përballet me pamundësinë financiare për të mbuluar koston prej rreth 10 mijë paundësh që nevojiten për sjelljen e trupit të saj në Skoci.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






