Transmetuar më 27-10-2026, 07:19

TIRANË, 27 Tetor 2026 — Vendi ynë pritet të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por me një rënie të ndjeshme temperaturash.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë mesditës do të ketë një shtim të përkohshëm të vranësirave përgjatë zonave malore në lindje të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa në majat e larta të maleve priten edhe reshjet e para të dobëta të borës.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të forcohet duke arritur deri në 18 m/s. Si pasojë e erës së fortë, valëzimi në det parashikohet të arrijë forcën 2 deri në 4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit