Transmetuar më 26-10-2026, 22:53

Me 67 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje, duke vënë theksin te përgjegjësia institucionale për parandalimin e tyre.

Përmes kësaj rezolute kërkohet reagim më serioz nga institucionet ndaj rasteve të dhunës, trajtim i çdo raportimi dhe marrje e masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e saj.

Rezoluta synon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe garantimin e mbrojtjes për viktimat, veçanërisht gratë dhe fëmijët, duke siguruar qasje në mbështetjen dhe shërbimet e nevojshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit