

Princi Albert dhe Princesha Charlene vajtojnë vdekjen e të afërmit të tyre. Antoine de Massy, 29 vjeç, vinte nga një familje e lidhur ngushtë me tenisin në Monako dhe vetë ishte një lojtar i apasionuar. I ndjeri ishte kushëri i Princit të Monakos dhe nip i Princeshës Antoinette, motrës së madhe të Princit Rainier III

Monako – Trupi i Antoine de Massy, kushëririt të parë të Princit Albert II, u gjet në një park publik të Monakos. Një hetim ka nisur për vdekjen, raporton noa.al duke cituar Monaco Matin.
I ndjeri de Massy ishte 29 vjeç. Ai ishte djali i Baronit Christian de Massy dhe Cécile Guélabal, nipi i Princeshës Antoinette – motra e madhe e Princit Rainier III – dhe kushëri i parë i Princit mbretëror Albert II.
Të dielën, de Massi nuk u paraqit në një darkë familjare, duke bërë që një nga të afërmit e tij të kontaktonte policinë.
Prokurori i Përgjithshëm i Monakos, Stéphane Thibault, i tha gazetës se pasi u zbulua trupi, "u nis një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes".
Si pjesë e hetimit, u ndalua një burrë i identifikuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Policia e Monakos nuk po përjashton asnjë pistë. Ajo tha se shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe identifikoi një person pranë vendit të ngjarjes, i cili u arrestua më vonë dhe ishte ende në paraburgim të hënën në mbrëmje. Por zyrtarët nuk kanë thënë nëse personi është i dyshuar.
Prokurori i përgjithshëm i Monakos i tha gazetës lokale se një hetim ishte hapur "për të përcaktuar shkakun e vdekjes".
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Antoine de Massy u pa duke u lëkundur teksa po largohej nga një klub nate në Monako të dielën në mbrëmje.
Burri i arrestuar të hënën, sipas AFP, është një banor ukrainas i Monakos, i cili thuhet se u pa me Antoine në videot e mbikëqyrjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






