

MILANO, 26 Tetor 2026 — Një tjetër akt me sfond vandalizmi ka prekur imazhin e legjendës së Milanit dhe kombëtares italiane, Franco Baresi, duke nxitur reagime të ashpra në opinionin publik spirtiv.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian Carlo Pellegatti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar shpërfytyrimin e muralesit të vendosur përballë selisë zyrtare të klubit kuqezi.
Sipas pamjeve të publikuara, personat ende të paidentifikuar kanë mbuluar me bojë të zezë trofeun e Ligës së Kampionëve, shiritin e kapitenit si dhe logon e klubit të Milanit.
Gazetari Pellegatti e ka cilësuar ngjarjen si një veprim skandaloz dhe të turpshëm që cenon një prej figurave më simbolike të futbollit italian.
Kjo nuk është hera e primë që vepra e artit përballet me sulme të tilla, pasi vetëm pak javë më parë artisti Luca Rosada, i njohur si "Lucas Street Art", kishte dorëzuar variantin e ripunuar të muralesit pas dëmtimit të parë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë artistit Rosada, i cili ka deklaruar se do të rikthehet sërish për ta riparuar veprën në shenjë respekti për figurën e kapitenit legjendar të Milanit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






