Transmetuar më 26-10-2026, 20:35

STEIN / ZVICËR, 26 Tetor 2026 — Mbetje njerëzore që dyshohet se i përkasin një burri të paidentifikuar janë zbuluar në disa çanta në lumin Rajn, në kantonin Aargau të Zvicrës, pranë kufirit me Gjermaninë.

Sipas policisë lokale, zbulimi u bë në zonën e Stein, ku tre persona vunë re një çantë në ujë. Pasi e nxorën në breg, ata konstatuan se brenda saj ndodhej një këmbë njeriu.

Gjatë kërkimeve të mëtejshme, me ndihmën e zhytësve dhe një varke, autoritetet gjetën edhe çanta të tjera që përmbanin mbetje njerëzore.

Shërbimi Forenzik i Aargau po kryen ekzaminimet për të përcaktuar identitetin e viktimës dhe rrethanat e vdekjes.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një krim të dhunshëm, por ende nuk ka të dhëna për vendin ku mund të jetë kryer krimi apo për autorët e mundshëm.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë vënë re lëvizje të dyshimta pranë lumit të ndihmojnë me informacione.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit