

BARCELONË, 26 Tetor 2026 — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë Barcelonës në Spanjë, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një autoveturë kanë mbetur të plagosur 80 persona.
Pas përplasjes, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia, por fatmirësisht autoritetet vendase konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë viktimë nga ngjarja.
Sipas shërbimeve të emergjencës mjekësore, nga 80 të lënduarit, 58 persona kanë pësuar lëndime të lehta, 18 ndodhen në gjendje më pak të rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve të zonës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






