

Protesta rinore hyri sot në ditën e 14-të dhe nisi edhe këtë herë në orën 14.30 te ministria e Arsimit.
Pasi qëndruan pak orë atje, studentë dhe gjimnazistë po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Gjatë qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, por edhe në marshim e sipër, ata kërkuan vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata brohoritën në kor thirrje si “Dorëheqje” dhe “Revolucion”. Kurse bënë të qartë edhe një herë se nuk ka dialog me Ramën.
Përgjithësisht situata para Ministrisë së Arsimit ka qenë e qetë dhe nuk u shënuan incidente. Përballë të rinjve gjendeshin disa dhjetëra forca policore të mirëpajisura, kurse në pika përreth, makinat shihedhëse.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






