Transmetuar më 26-10-2026, 17:05

Zhvillim i ri për komunitetin shqiptar në Greqi. Fëmijët e emigrantëve do të mësojnë falas gjuhën shqipe në ambientet e një shkolle publike pranë Athinës. Ja si do të funksionojë programi dhe kush mund të përfitojë

Një nismë e re për fëmijët shqiptarë në Greqi po tërheq vëmendjen e mediave vendase!

Në zonën e Maratonës, pranë Athinës, kanë nisur mësimet falas të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në kuadrin e kursit "Naim Frashëri", raporton noa.al.

Programi zhvillohet në një shkollë fillore publike në Nea Makri, në bashkëpunim me Unionin e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

Mësimet janë planifikuar çdo të premte, nga ora 17:00 deri në 19:00, me synimin që fëmijët shqiptarë të ruajnë gjuhën amtare dhe lidhjet me kulturën e origjinës.

Programi zhvillohet në Shkollën e Parë Fillore të Nea Makrit, ndërsa mësimet janë planifikuar çdo të premte, nga ora 17:00 deri në 19:00. Sipas njoftimit të autoriteteve vendore, aktiviteti ka nisur më 23 tetor 2026.

Përgjegjëse për mësimdhënien është Irma Kyrou, anëtare e Unionit të Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

Nisma synon të ndihmojë fëmijët e familjeve shqiptare që jetojnë në Greqi të ruajnë dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës amtare, krahas arsimimit të tyre në sistemin shkollor grek.

Përmes këtij programi, organizatorët synojnë gjithashtu forcimin e lidhjeve kulturore të brezit të ri me vendin e origjinës, duke nxitur ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor.

Lajmi është pasqyruar në mediat greke, ku ka nxitur edhe diskutime. Iniciativa është bërë pjesë e diskutimeve mbi mësimin e gjuhëve amtare të komuniteteve të emigrantëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit