Transmetuar më 26-10-2026, 16:13

Një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre–Rraboshtë”.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Çfarë tha policia

Rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor “Balldre-Rraboshtë”, në fshatin Balldre, një shtetas 16 vjeç, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar.

16-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit