

PRISHTINË — Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, bëri me dije se hapi i parë do të jetë formimi i një komisioni hetimor parlamentar, me synim hetimin e plotë të zinxhirit të përgjegjësisë institucionale dhe dështimit në mbrojtjen e viktimës.
Arlinda Zekaj u vra vetëm dy orë pasi kishte denoncuar sërish dhunën në familje pranë organeve të rendit. Tre ditë përpara ngjarjes së rëndë, ajo i ishte drejtuar me një letër paralajmëruese Prokurorisë së Pejës, ku shprehte pakënaqësinë dhe shqetësimin mbi mënyrën se si zyrtarët po e trajtonin rastin e saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






