

VIENË — Kandidati për president në Austri, Günther Fehlinger-Jahn, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi dhe fitores së shënuar nga Lista Studentore.
Përmes një postimi në platformën sociale "X", Fehlinger-Jahn komentoi humbjen e partisë së Aleksandar Vuçiç, duke parashikuar shtrirjen e kësaj vale politike edhe në Shqipëri.
“Sonte Vuçiç, nesër Rama”, deklaroi Fehlinger-Jahn në reagimin e tij publik.
Politikani austriak shprehu bindjen se kundërshtimi qytetar ndaj udhëheqësve me prirje autoritare do të përhapet me shpejtësi në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






