Transmetuar më 26-10-2026, 12:01

TIRANË — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat e studentëve në kryeqytet, si dhe për rezultatet e zgjedhjeve në rajon.

Në reagimin e tij, Veliaj theksoi se lëvizjet studentore duhet të shërbejnë si një moment reflektimi për klasën politike dhe vendimmarrësit, me qëllim adresimin e kërkesave të rinisë.

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit! Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, deklaroi Veliaj.

Përveç zhvillimeve vendose, kreu i bashkisë u ndal edhe te projeksionet zgjedhore në Serbi, ku pogresi i koalicionit shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në parlament. Veliaj e cilësoi këtë arritje si një hap të rëndësishëm për rritjen e përfaqësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit