Transmetuar më 26-10-2026, 11:41

TIRANË — Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, të cilat dyshohet se u shiteshin personave të përfshirë në aktet e dhunshme gjatë protestave në kryeqytet.

Në kuadër të këtij operacioni, forcat e rendit kanë prangosur një 32-vjeçar, në banesën e të cilit në rrugën “Zela” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 47 pako me fishekzjarre. Verifikimet e kryera treguan se i riu nuk dispononte licencën përkatëse për tregtimin e këtyre produkteve dhe as faturat e blerjes së tyre.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 32-vjeçari u ka shitur lëndë piroteknike personave të maskuar që morën pjesë në tubimin e së shtunës, me qëllim përdorimin e tyre kundër forcave të rendit dhe godinave institucionale. Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit