Transmetuar më 26-10-2026, 11:37

ROSKOVEC — Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në fshatin Luar të Roskovecit, ku shtetasi Besmir Mustaj qëlloi me armë zjarri pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij, Aleksandra Elmazaj.

22-vjeçarja ka rrëfyer publikisht ngjarjen, duke bërë me dije se kishte dëgjuar të shtënat gjatë natës dhe se në mëngjes kishin gjetur katër gëzhoja para portës. Ajo sqaroi se ishte divorcuar nga Mustaj prej kohësh, zotëronte një urdhër mbrojtjeje për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe se ish-bashkëshorti kishte kërcënuar edhe partnerin e saj të ri.

“Jetoj në fshatin Luar, ishim në gjumë dhe dëgjuam të shtëna arme. Në mëngjes gjetëm katër gëzhoja dhe njoftuam menjëherë policinë. Jam ndarë me gjyq dhe kam një vajzë nën kujdestari. Nga ai moment më ka kërcënuar vazhdimisht dhe para dy muajsh kam bërë denoncim e jam me urdhër mbrojtjeje. Ish-bashkëshorti ka shkuar edhe te banesa e partnerit tim të ri duke i thënë të heqë dorë. Kërkoj nga shteti të marrë masa sepse kam frikë”, deklaroi Elmazaj.

Autoritetet policore kanë arrestuar 37-vjeçarin Mustaj, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme mbi veprat penale të dhunës në familje, armëmbajtjes pa leje dhe shkeljes së urdhrit të mbrojtjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit