Transmetuar më 26-10-2026, 11:34

TIRANË — Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrojnë komunikimin publik te politikat sociale dhe paketa e strehimit, ndërsa ka konfirmuar masa shtrënguese kundër vandalizmit.

Kreu i qeverisë bëri me dije se në projektbuxhetin e vitit 2027, i cili pritet të miratohet brenda kësaj jave në kabinetin qeveritar, do të përfshihen fonde të posaçme për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit. Rama theksoi se aktet e dëmtimit të pronës publike e private nuk do të tolerohen më.

Për më tepër, gjatë takimit u diskutua edhe për rishikimin e ligjit për tubimet të miratuar në vitin 2001. Duke qenë se ndërhyrja e propozuar përmban vetëm një ndryshim specifik ligjor, mazhoranca po shqyrton mundësinë e kalimit të kësaj nisme me procedurë të përshpejtuar parlamentare.

Nisma do të miratohet fillimisht me akt normativ nga Këshilli i Ministrave dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

Procesi është iniciuar nga Edi Rama dhe do të ndiqet përmes procedurave përkatëse përpara se akti të shqyrtohet nga parlamenti.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit