

TIRANË — Ka përfunduar pas gati një ore mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas përmbylljes së takimit që nisi në orën 10:00, eskorta e kreut të qeverisë është larguar nga vendngjarja. Në fokus të diskutimeve ishte përcaktimi i axhendës parlamentare për seancën e ardhshme plenare, si dhe nismat më të fundit ligjore të paralajmëruara nga ekzekutivi.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama u ka prezantuar deputetëve të mazhorancës paketën e masave të bërë publike një ditë më parë, e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e situatës dhe veprimet gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






