

TIRANË — Biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pacolli u thirr nga prokurorët e posaçëm për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që lidhet me projektin e aeroportit të Vlorës.
Sipas të dhënave, paraqitja e tij në SPAK vjen pasi vetë biznesmeni ka bërë më parë një kallëzim penal lidhur me këtë çështje, çka ka shërbyer si bazë për marrjen e dëshmisë së tij nga organet e akuzës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






