Transmetuar më 26-10-2026, 10:15

Lista e Studentëve: Ndryshimi është i mundur, e treguam ne në Serbi!

Të rinjtë dhe të reja e universiteteve të Serbisë, pasi protestuan thuajse dy vjet, dolën si forcë politike në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit me subjektin Lista e Studentëve – Studentët fitojnë.

Akademiku Saičić në emër të Listës së Studentëve duke falënderuar qytetarët për besimin, guximin veçoi sidomos besimin se ndryshimi është i mundur.

"Qytetarët kanë treguar se asnjë forcë nuk është më e fortë se vullneti i tyre. Pothuajse çdo qytetar në Serbi dhe jashtë saj ka hedhur votën e tij dhe vullneti i tij duhet të respektohet, tha akademiku Radomir Saiçiç në emër të listës "Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë", e cila, fitoi numrin më të madh të votave dhe do të ketë numrin më të madh të vendeve në Parlament.

"Kjo që arritëm nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet, por me njerëzit që besuan dhe vazhduan të luftojnë. Kjo është një fitore mbi frikën, faleminderit për çdo sakrificë dhe çdo përpjekje.

Kjo fitore nuk është trofe i askujt, por një fitore për qytetarët, por fitorja mbart edhe përgjegjësi", tha Akademiku Saičić dhe bëri thirrje që askush të mos bjerë pre e provokimeve.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (REC) shpalli sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare bazuar në 8,077 qendra votimi të përpunuara, sipas të cilave Lista e Studentëve mori 2,211,400 vota, ose 52.54 përqind.

Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” mori 1,653,868 vota, ose 39.29 përqind të votave.

Lista “Ivica Dačić – Faktori i Stabilitetit” fitoi 91,673 vota, ose 2.18 përqind.

Listat e tjera kanë më pak se një përqind të votave.

Sipas këtyre të dhënave, në votime kanë dalë 4,211,957 votues, ose 68.78 përqind.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit