

TIRANË — Policia e Tiranës ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me masat e marra ndaj aktit të kundërligjshëm të dyshuara gjatë tubimeve të zhvilluara më 24 dhe 25 tetor, duke prangosur 10 persona, ndërsa 20 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy po procedohen në gjendje të lirë.
Sipas autoriteteve, personat e ndaluar dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta e lëndë piroteknike punonjësit e rendit, si dhe kanë dëmtuar godinat e institucioneve shtetërore. Mes të arrestuarve figuron edhe një 23-vjeçar me shtetësi gjermane, si dhe një 20-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për t’iu bashkuar protestës. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e një prej të prangosurve u gjet dhe u sekuestroi një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e të gjithë personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






