Transmetuar më 26-10-2026, 09:39

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen drejtuar protestuesve për t’u ulur në bisedime, duke rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë strukturën simbolike prej guri me mbishkrimin "dialog".

Ndryshe nga ditët e mëparshme, në hapësirën e improvizuar mungojnë karriget dhe jastëkët. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e veprimeve të protestuesve gjatë tubimeve të fundit, të cilët i dogjën shiltet dhe rrokullisën blloqet e gurit në shenjë refuzimi ndaj ftesave të ekzekutivit.

Pavarësisht insistimit të përsëritur të kryeministrit për nisjen e bisedimeve, studentët dhe protestuesit vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të tyre dhe largimin e kreut të qeverisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit