

ROSKOVEC — Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, kanë prangosur një 37-vjeçar pasi qëlloi me armë zjarri pranë shtëpisë së ish-partneres së tij.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Luar, ku shtetasi B. M., banues në Roskovec, kreu të shtënat për motive të dobëta në afërsi të banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit mundësoi identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme hetimore, ndërsa mbi 37-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” si dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






