

BARCELONË, 25 Tetor 2026 — Real Madrid ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës në supersfidën "El Clásico", e vlefshme për javën e 10-të të La Ligës, duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë.
Protagonist absolut i mbrëmjes në fushën e lojës ishte sulmuesi francez Kylian Mbappé, i cili realizoi të dy golat e fitores për skuadrën madrilene.
Mbappé zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke i kaluar miqtë në avantazh përpara mbylljes së pjesës së parë.
Barcelona reagoi pas pushimit dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të përmes Raphinhas, duke rindezur sfidën.
Vendimtar u tregua përsëri Mbappé, i cili në minutën e 87-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe vulosi fitoren 2-1 për Real Madridin.
Përmes këtij suksesi, madrilenët ngjiten në kuotën e 24 pikëve, duke e ngushtuar në vetëm tri pikë diferencën me Barcelonën kryesuese në garën për titullin kampion.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






