

BEOGRAD, 25 Tetor 2026 — Sipas të dhënave të para të publikuara nga agjencia Ipsos dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), të bazuara në numërimin e më shumë se 51 për qind të qendrave të votimit, "Lista Studentore" vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Lëvizja "Studentët Fitojnë" ka siguruar 52 për qind të votave, çka përkthehet në 138 mandate parlamentare nga 250 ulëse gjithsej.
Në vendin e dytë renditet koalicioni "Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar", i cili ka marrë 39.3 për qind të votave, duke siguruar 104 vende në Kuvend.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, vetëm këto dy forca kryesore kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor prej 3 për qind.
Jashtë parlamentit të ardhshëm rrezikon të mbetet Partia Socialiste e Serbisë e drejtuar nga Ivica Daçiç, e cila nuk ka arritur të grumbullojë votat e nevojshme për të kapërcyer pragun.
Ndërkohë, sa i përket përfaqësimit të pakicave kombëtare që përfitojnë nga dispozitat e veçanta ligjore pa prag zgjedhor, Koalicioni Shqiptar parashikohet të fitojë deri në dy mandate në parlamentin e ri, pasi ka grumbulluar rreth 0.9 për qind të votave në nivel kombëtar.
Po ashtu, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të përfaqësohet gjithashtu me dy mandate parlamentare, duke siguruar rreth 0.8 për qind të votave globale.

Preliminarni rezultati parlamentarnih izbora 2026 na osnovu 56 % obrađenog uzorka! https://t.co/wvJAQoljtS
— CeSID (@CeSIDBeograd) October 25, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





