Transmetuar më 25-10-2026, 22:48

BEOGRAD / PRESHEVË, 25 Tetor 2026 — Sipas projeksionit më të fundit të publikuar nga organizatat CeSID dhe Ipsos, Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës ka siguruar 0.8 për qind të votave në nivel kombëtar, çka pritet t’i përkthehet në dy mandate parlamentare në Kuvendin e Serbisë.

Nëse ky rezultat konfirmohet zyrtarisht nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, dy ulëset e parlamentit do t’i takojnë Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmetit nga Alternativa për Ndryshim (APN).

Koalicioni Shqiptar bashkoi tetë parti politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja për të konkurruar si listë e pakicës kombëtare, duke u përjashtuar nga pragu i përgjithshëm prej 3 për qind.

Kjo rritje e förfaqësimit krahasuar me zgjedhjet e mëparshme erdhi si rezultat i pjesëmarrjes së lartë të votuesve në Luginë, si dhe mobilizimit të qytetarëve me të drejtë vote që udhëtuan nga Kosova gjatë orëve të pasdites.

Në të njëjtin projeksion të përditësuar, "Lista Studentore" fiton shumicën absolute me 52.0 për qind të votave (139 mandate), ndërsa koalicioni "Serbia e Bashkuar" i Aleksandar Vuçiçit renditet i dyti me 39.3 për qind (104 mandate).

Pjesa tjetër e vendeve ndahet mes pakicave kombëtare, ku Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës parashikohet të marrë 3 mandate, SDA e Sanxhakut 1 mandat dhe SDP e Rasim Ljajiç 1 mandat, ndërsa lista "Faktori i Stabilitetit" e Ivica Daçiqit mbetet jashtë parlamentit me 2.3 për qind.

Deklarata e Shaip Kamberit lidhur me procesin electoral:

“Pasivizimi na kushtoi mandatin e tretë.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit