Transmetuar më 25-10-2026, 23:20

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij private gjatë një interviste në emisionin "Takohemi n’Vizion" me moderatoren Fjodora Fjora, ku ka rrëfyer fillimet e historisë së dashurisë me bashkëshorten e tij.

Politikani zbuloi se njohja e tyre nisi fillimisht nga një kafe e përbashkët përmes miqve, por komunikimi intensiv nisi pasi ai i dërgoi asaj një ftesë miqësie në rrjetin social Facebook.

Korreshi tregoi se në atë periudhë ndodhej në Itali për studimet e doktoraturës dhe mesazhi i parë që i ka shkruar kishte qenë thjesht falënderimi për pranimin e ftesës. Ai shtoi se komunikimi i tyre vazhdoi online deri në rikthimin e tij përfundimtar në Shqipëri në mars të vitit 2008.

Deputeti bëri me dije se përveç përvjetorit të martesës, çifti feston çdo vit edhe datën 12 nëntor, ditën kur kanë nisur komunikimin e tyre të parë.

I pyetur mbi ndjenjat e tij aktuale, Korreshi u shpreh se vazhdon të jetë ende më i dashuruar se më parë me bashkëshorten.

Pjesë nga biseda e transmetuar gjatë intervistës:

“Është dita e parë kur kemi filluar komunikimin me njëri-tjetrin, kur unë i kam bërë ftesë në Facebook. E para që i shkrova ishte: ‘Faleminderit që më pranove ftesën’. Unë isha në Itali në atë kohë, po bëja doktoraturën.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit