

BEOGRAD, 25 Tetor 2026 — Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar publikisht se "Lista Studentore" pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e sotme parlamentare, duke pranuar kështu humbjen e koalicionit të tij "Serbia e Bashkuar".
Përmes një daljeje për mediat, Vuçiç bëri me dije se, edhe pse numërimi zyrtar vazhdon dhe rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende plotësisht, të dhënat e bazuara në mostrën e shtresëzuar tregojnë qartë se lista e mbështetur prej tij ka humbur mazhorancën.
Rezultatet zyrtare përfundimtare nga Komisioni Republikan Zgjedhor pritet të përcaktojnë shpërndarjen e saktë të 250 ulëseve në parlament dhe përmasat e plota të fitores së lëvizjes opozitare studentore.
Deklarata e plotë e Aleksandar Vuçiç:
“Nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






